Real Madrid mund të përballet me një zbritje pikësh dhe gjobë, pasi Getafe pretendon se kanë bërë një zëvendësim të paligjshëm në lojë gjatë fitores 1-0 ndaj Getafes të shtunën.
Në minutën e 84-të të ndeshjes “Los Blancos” futën në lojë Alvaro Odriozola për të dëmtuarin Eduardo Camavinga.
Megjithatë, Marco Asensio ishte larguar tashmë nga fusha me Odriozola që e zëvendësoi fillimisht atë, përpara një ndryshimi të shpejtë të planeve kur Camavinga u rrëzua me një goditje.
Getafe u kundërshtua me zëvendësimin dhe paraqiti një ankesë në Federatën Spanjolle të Futbollit duke sugjeruar që Los Blancos bëri një zëvendësim të paligjshëm.
Ata pretenduan se Camavinga duhej të qëndronte në fushë pavarësisht se ishte i lënduar sepse Odriozola kishte hyrë tashmë në fushën e lojës në vend të Asensio.
Klubi fillimisht nuk po planifikonte të merrte masa, sipas Mundo Deportivo , por kanë ndryshuar mendje ditët e fundit./Arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor