Gervinho pritet të jetë jashtë fushës për tri deri në katër javë.
Sulmuesi i Parmas pritet të qëndrojë jashtë linjave deri në katër javë si pasojë e një lëndimi që mori në këmbën e djathtë në takimin e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari i detyrua të largohet nga fusha pas pjesës së parë gjatë disfatës së pësuar të dielën kundër Milanit.
Klubi ka konfirmuar përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare se lojtari ka pësuar një lëndim të shkallës së parë në bicepsin femor të këmbës së djathtë.
Ky lloj lëndimi zakonisht kërkon qëndrim dy ose tre javë jashtë fushës, andaj vështirë se do të shohin brenda këtij viti ivorianin në fushë./arbresh.info/
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë