Trajneri aktual dhe ish-mesfushori i Liverpool, Steven Gerrard, ka thënë në një intervistë së fundmi se do të ishte një ëndërr që ai të bëhej menaxher i Liverpool.
Kapiteni legjendar i Liverpool, Gerrard, ka pranuar se është ëndrra e tij që një ditë të drejtoj klubin të cilit ai i dha gjithçka.Gerrard ka dy vite që ka filluar karrierën e tij si menaxher, duke e udhëhequr klubin Rangers si të parën në Ligën Skoceze, pasi mposhtën rivalin e tyre të përjetshëm Cetlic.
Duke pasur parasysh se çfarë profili të futbollistit ka ish-mesfushori i Liverpool, ai shpesh herë pyetet mbi të ardhmen e tij.Ai gjatë një interviste pranoi se do të ishte një ëndërr që të kthehej në Anfield përsëri.
“Unë marrë pyetje të ndryshme në qoftë se do të jem trajner i Liverpool një ditë, ose nëse është një ëndërr? Dhe po, padyshim që po”, u shpreh anglezi.“Është klubi që nënkupton gjithçka për mua, por ne për momentin, kemi një ndër menaxherët më të mirë në botë, nëse jo më i miri”, tha ai për Klopp.
Për fund 40 vjeçari tha se është e vështirë që ta parashikoni të ardhmen tuaj, mirëpo nuk do të hezitonte të udhëheq të Kuqtë, nëse do t’i vihej mundësia.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...