Trajneri i skuadrës së Liverpoolit U18 dhe njëherësh legjenda e klubit, Steven Gerrard, ka thënë se e dinë se Barcelona do të provojë përsëri për Philippe Coutinho.
Gerrard është treguar realist dhe ka pranuar se do të jetë një betejë e vazhdueshme e Redsave për të mbajtur reprezentuesin brazilianin në skuadër.
Këto fjalë Gerrard i ka thënë gjatë një interviste për mediumin BT Sport, ku i ka thënë tifozëve të Liverpoolit që të luten për Coutinhon.
“Lutuni! Ai është amerikano-jugor, ëndrra e tij është të shkojë në Barcelonë”, ka thënë fillimisht Gerrard për BT Sport.
“Mendoj se çelësi në këtë situatë është që Barcelona do të kthehet? Ose janë të shqetësuar që ai nuk ka ardhur?”
“Liverpooli do të dëshirojë ta mbajë atë për një kohë shumë të gjatë, nuk ka asnjë dyshim për këtë”.
“Ata e duan atë. Barcelona do kthehet pas tij përsëri në verë”, përfundoi legjenda angleze.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...