Trajneri i Rangers dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, e ka kritikuar ashpër Chelsean për shkarkimin e Frank Lampardit nga posti i trajnerit, por e ka pranuar se nuk është habitur kur e ka kuptuar se ish-bashkëlojtari i tij në Kombëtaren e Anglisë e kishte humbur punën.
Legjenda e të kaltërve u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat të hënën, 18 muaj pasi u emërua pas vendimit të klubit për t’i ndarë rrugët me Maurizio Sarrin.
Pavarësisht statutit të legjendës së klubit dhe golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, Lampard nuk ishte imun ndaj stilit emëro-shkarko të pronarit Roman Abramovich.
Chelsea ishte lider i Premierligës në fillim të sezonit, por një ecuri e rezultateve të dobëta bëri që të bjerë në pozitën e nëntë dhe kjo e pati për pasojë shkarkimin e Lampardit.
Gerrard thotë se ndihet i trishtuar dhe zhgënjyer për Lampardin, si dhe nënvizon se ai meritonte më shumë kohë.
Trajneri i Rangers tha: “Jam i trishtuar për Frankun, një mik i imi dhe një njeri për të cilin kam respekt shumë të madh. Por duke e njohur atë, e di që do të rikthehet sa hap e mbyll sytë.”
“Jam i zhgënjyer për të. Mendoj se u shkarkua shumë shpejt edhe pas një rezultati pozitiv në fundjavë. Nuk i di detajet dhe marrëdhëniet e tij me klubin”.
Ai shtoi: “Mendoj se kjo ishte një mundësi e mirë për Chelsean për ta ndihmuar atë gjatë një periudhe të vështirë shkaku i rezultateve të dobëta, e jo ta shkarkonte. Por Chelsea njihet historikisht për këtë, prandaj nuk çuditem”. /Gazeta Express/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...