Eros Grezda duket se ka kaluar lëndimin plotësisht dhe i gatshëm për të luajtur titullar.
Pasi qëndroi në disa ndeshje në bankën rezervë tek Rangers, Grezda luajti dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi nga Gjakova ka marrë dritën jeshile nga trajneri i skuadrës së tij Steven Gerrard për të luajtur si titullar.
Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri anglez Steven Gerrard në konferencën për shtyp para ndeshjes në udhëtim tek Hamilton.
“Eros Grezda është mirë dhe i gatshëm për të dielën”, tha Gerrard.
Rangers do të luajë ndeshjen e javës së nëntë në Ligën Premier të Skocisë si mysafir i Hamilton.
Bardh e kaltërtit janë favoritë për ta fituar këtë sfidë, pasi kanë tetë pikë më shumë se kundërshtari i tyre.
Pas tetë javësh në kampionat, Rangers kanë grumbulluar 14 pikë dhe janë pesë pikë larg liderit Hearts. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...