Ylli i Barcelonës, Gareth Bale ka zbuluar se ka qenë në kontakt direkt me superyllin Neymar dhe ka diskutuar rikthimin e mundshëm të tij në Camp Nou.
Mbajtësi i Barcelonës ka kontaktuar mbrëmjen e kaluar sulmuesin brazilian mes spekulimeve të shumta në lidhje me një rikthim të mundshëm në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Pique ka qenë në garë në një event në PokerStars në Barcelonë dhe vetëm 24 orë pasi i ndihmoi skuadrës së tij të fitoj 5 me 2 ndaj Real Betisit, ai siguroi një shumë madhështore prej 352.950 euro.
Ish qendërmbrojtësi i Manchester United në të kaluar ka marrë pjesë në evente të tilla së bashku edhe me ish bashkëlojtarin e tij – Neymarin.
Por, derisa braziliani është duke u përpjekur për tu larguar me forcë nga Paris Saint Germaini, ia mungoi në këtë rast.
Megjithatë, Pique ka njoftuar shokun e tij rreth triumfit të tij të fundit, transmeton portali arbresh.info.
“Sigurisht, dje unë isha shumë me fat që përfundova i dyti dhe e ndava këtë me të sepse e di që atij i pëlqen pokeri, ashtu edhe mua”, ka zbuluar Pique.
“Ne ndamë hobin e tij”
Pique nuk është përmbajtur gjithashtu duke shprehur dëshirë për rikthimin e tij në Barcelonë.
“Kemi folur po”, ka thënë 32-vjeçari.
“Por, sigurisht se është një bisedë private”
Barcelona ka dërguar sot (e martë) delegatët e tyre në kryeqytetin francez dhe raporte të ndryshme zbulojnë se ka pasur biseda “produktive” mes tyre./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...