Gerard Pique: Nuk mendoj se Haaland dhe Mbappe do të luajnë në të njëjtin ekip

11:05 | 31 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Tema kryesore e këtij afati kalimtar dhe padyshim edhe afati kalimtar të ardhshëm të verës janë dyshja sulmuese më e përfolur, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

E ardhmja e francezit tashmë veç është e ditur. Ai pritet që gjatë verës të transferohet te Real Madrid.

Por mbretërit duket se nuk do të ndalen me kaq, në listën e tyre të transferimeve ështe edhe Erling Haaland, për të cilin është i interesuar edhe Barcelona.

E kjo çështje nuk është lënë pa u komentuar as nga mbrojtësi i katalanasve, Gerard Pique.

Në një poronocim për transmetuesin Ibai Llanos në Tëitch, mbrojtësi spanjoll foli për mundësinë që Erling Haaland dhe Kylian Mbappe të luajnë në të njëjtin ekip në të ardhmen.

“Nëse do të më duhej të vë bast, do të thosha se Erling Haaland dhe Kylian Mbappe nuk do të luajnë në të njëjtin ekip. Është mendimi im, jo informacion, por ata janë dy lojtarë që do të luftojnë për Topin e Artë”, tha Pique.

Ai gjithashtu ka thënë edhe se ishte përpjekur ta bind Vinicius Junior të transferohej te Barcelona para se të shkonte te Real Madrid.

“Para se të bashkohej me Real Madridin, u përpoqa ta bindja Vinicius të bashkohej me Barcelonën”, përfundoi Pique./Arbresh.info

Të ngjashme