Google ADS

Gerard Pique i gatshëm të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës: Ndihem katalunas më shumë se kurrë

22:03 | 1 Tetor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur me tone të ashpra drejt shtetit spanjoll pas fitores së Las Palmas.

Ndeshja në Camp Nou u zhvillua prapa dyerve të mbyllua dhe pa tifozë, kjo për shkaqe sigurie pasi në krahinën e Katalunisë është duke u mbajtur referendumi për pavarësim nga Spanja.

Aktualisht situata është në kaos dhe për këtë ylli i Barcelonës ka folur me tone të ashpra duke mbrojtur pavarësimin dhe duke kundërshtuar dhunën nga policia ndaj qytetarëve.

“Nëse trajneri dhe dikush nga drejtorët e Federatës mendojë se jam problem për Përfaqësuesen, do largohem para Kupës së Botës”, ka thënë Pique pas ndeshjes ndaj Las Palmas.

“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u luajtur, eksperienca më e keqe në karrierën time profesionale”.

“Jam dhe ndihem katalunas dhe sot jam krenar për popullin e Katalunisë. Ne nuk jemi minoritet, atje janë milionë nga ne. Nuk jemi të këqij dhe vetëm duam të votojmë”.

“Kur voton, mund të votosh ‘po’, ‘jo’ ose të lësh të zbrazët, por t’i voton. Nën regjimin e gjeneralit Franco nuk mund të votoje dhe kjo është një e drejtë që duhet mbrojtur”.

“Ndihem katalunas sot më shumë së kurrë”, ka shtuar mbrojtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme