Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka mohuar raportet që sugjerojnë se raporti i tij me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramosin, është gjithmonë në nivel të ultë.
“Gjërat rreth Sergios dhe meje janë të gjitha gënjeshtra”, ka thënë ylli i “Blaugranëve” në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi një raport fenomenal dhe do doja që një ditë ta shihni këtë. Është lehtë të thuani që ne kemi për të rregulluar disa gjëra së bashku, por nuk është e nevojshme”
“Ne jemi shumë afër dhe do të jemi partner në një biznes që i kam propozuar”
Pique ka bërë 91 paraqitje për Spanjën në karrierën e tij duke shënuar pesë gola deri tani./arbresh.info/
Infeksionet e veshit/ Faktet dhe zgjidhjet natyrale
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një universitet në Georgia...
Hamza nga Malisheva: Së bashku do të angazhohemi që Kosovën ...
Presidentja e Gjeorgjisë mesazh pro-evropian në mitingun e o...
Nënkoloneli Joseph Twigg merr Komandën Rajonale të KFOR-it n...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches