Mbrojtësi, Gentrit Halili do të jetë pjesë e Ballkanit për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Suhareka përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Kemi kënaqësinë t’ua prezantojmë përforcimin e ri të skuadrës, mbrojtësin Gentrit Halili. Klubi i dëshiron suksese Gentritit, drejt realizimit të objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
21-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Ferizajt, ku zhvilloi 26 paraqitje, duke shënuar edhe tri gola./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare