Google ADS

Genoa emëron legjendën e Milanit, Andriy Shevchenko si trajner të ri

14:28 | 7 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Serie A, Genoa.

Skuadra italiane ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin, Davide Ballardini të shtunën dhe ka emëruar Shevchenkon si zëvendësues të tij, pasi ish-sulmuesi u largua nga posti i tij në krye të ekipit kombëtar të Ukrainës në gusht.

45-vjeçari ka nënshkruar një kontratë në “Stadio Luigi Ferraris” deri në qershor të vitit 2024 dhe kjo do të jetë detyra e tij në klub në karrierën e tij menaxheriale.

Si lojtar, Shevchenko shënoi 175 gola në 296 ndeshje me Milanin, duke fituar trofe si “Ligën e Kampionëve” dhe “Topin e Artë” në vitin 2004./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme