Mesfushori i Servette, Kastriot Imeri, vazhdon të bëjë bujë, ku interesimi për të nga kampionatet e mëdha po rritet.
Klubi i parë që shprehu interesim ishte Nice nga Ligue 1, me francezët që po kërkojnë të kompensojnë largimet e Lucas Da Cunha dhe Alexis Claude-Maurice. Imeri është një opsion shumë serioz për mesfushën e Nice.
Në ditët e fundit është shfaqur edhe një interesim nga Genoa e Seria A.
Klubi i Serie A ka bërë një ofertë konkrete, disa miliona euro për shqiptarin. Kontrata e tij me Servette skadon në vitin 2023, shkruan telegrafi.
Klubi është gjithashtu në kërkim të një trajneri të ri pasi Bruno Labbadia e ka refuzuar klubin, me Davide Ballardini dhe Andriy Shevchenko, që janë shkarkuar gjatë këtij sezoni.
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...