Genoa bën befasinë, mposhtë Milanin në “San Siro”

16:55 | 8 Mars 2020
Arbresh Info

Genoa ka bërë befasinë duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 1 – 2, e vlefshme për xhiron e 26-të në Seria A.

Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e parë, ndërsa vendasit filluan të këndellën në 45-minutëshin e dytë, shkruan portali arbresh.info.

Pas një gabimi në mbrojtje nga Hernandez në minutën e shtatë, Sanabria e vodhi topin dhe asistoi te Pandev që zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë, ndërsa në minutën e 41-të Cassata u gjend mjaftë mirë para portierit dhe lehtësisht dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët që ngushtuan rezultatin në minutën e 77-të nga Ibrahimovic, i cili shënoi nga afërsia, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Pas kësaj humbje, “Rosonerët” mbesin në pozitën e shtatë me 36 pikë, ndërsa Genoa ngritët në pozitën e 16-të me 25 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/MilanFansMK/status/1236679969599864832

https://twitter.com/MacedonianFoot/status/1236665619321421825

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme