Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e pranon se ka mbetur pafjalë nga letra që Carlo Ancelotti i shkroi në ditëlindjen e tij të 40-të.
Ancelotti e përshkroi Gattuson si “shpirti i Milanit” në letrën e hapur të publikuar nga ‘Gazzetta dello Sport’ dhe Gattuso i është përgjigjur menjëherë ish trajnerit të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Të dashur shokë, me të gjitha urimet e juaja, ju më keni prekur mua”, ka thënë Gattusso në një video. “Jam përmbytur nga mesazhet nga ju tifozët. Ju faleminderit sepse ju keni qenë këtu kur unë isha lojtar dhe unë ju kam gjetur sërish si një trajner”
“Faleminderit familjes time, shokëve dhe të gjithë atyre që më mbajnë mend mua. Unë dua gjithashtu të falënderojë bashkëlojtarët e mi të vjetër për videot që ata kanë bërë për mua”
“Së fundmi, çfarë mund të them. Kam lexuar letrën nga Carlo. Këtu nuk ishte vetëm një shpirt në anën e Milanit, por shumë prej tyre, të gatshëm për të tejkaluar limitet”
“Ne jemi larguar nga Stambolli me ty dhe shkuam në Athinë për ju. Kjo do të mbetet një ditëlindje e paharruar për mua. Me dashuri për ty Rino”
https://twitter.com/acmilan/status/951073719400718336
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali