AC Milani ka vendosur për të shpërblyer trajnerin Gennaro Gattuso me vazhdim të kontratës, pas përmirësimit të skuadrës qysh pas marrjes së detyrës nga Vincenzo Montella në fillim të këtij sezoni.
Pavarësisht një numri të madh transferimesh gjatë verës, “Rossonerët” nisën sezonin në Serie A në një formë mjaftë të dobët, por fituesi i Kampionatit Botëror 2006 tani i ka afruar ata drejtë pozitës për kualifikim në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Calcio News 24’, skuadra italiane ka të gatshme gjithçka për trajnerin për të konfirmuar të ardhmen e tij në klub dhe do të njoftojë për këtë zyrtarisht me 28 ose 29 mars, para se skuadra të përballet në Turin kundër Juventusit.
40-vjeçari raportohet se ka rënë dakord për të pranuar një kontratë deri në qershor të vitit 2021 që i siguron atij 2 milionë euro në vit, një rritje e dukshme e pagës së tij.
Sipas skicës nga Milan Primavera të publikuar në muajin nëntor, Gattuso ka vazhduar me pagën 120 mijë euro për sezon që e bënë atë trajnerin më pak të paguar në Serie A./arbresh.info/
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...