Gennaro Gattuso shkarkohet nga posti i trajnerit tek klubi i Marseille

16:01 | 19 Shkurt 2024
D.H

Gennaro Gattuso është shkarkuar nga Marseille, pas humbjes nga Bresti.

Trajneri italian nuk arriti të tregonte më të mirën e tij te kubi francez, duke u shkarkuar.

Gattuso në pesë ndeshjet e fundit në krye të ekipit të Marsilles mori tri barazime, dy humbje dhe asnj fitore.

Aventura e tij te Marsille zgjati pak më shumë se katër muaj, ndërsa klubi francez tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Jean-Louis Gasset pritet të jetë pasuesi i Gattusos deri në fund të sezonit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme