Trajneri Gennaro Gattuso do të nënshkruajë kontratë të re në Milan.
“Sky Sport” raporton se strategu sot do ta zyrtarizojë marrëveshjen e re me “Rossonerët” deri në qershor të vitit 2021.
Gattuso mori drejtimin e Milanit më herët gjatë këtij sezoni pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.
Dhe, ai ka përmirësuar rezultatet e ekipit duke i shndërruar në kandidat për kualifikim në Ligën e Kampioëve, përcjell “lajmi.net”.
Me marrëveshjen e re, Gattuso do të paguhet rreth 2 milionë euro në vit te skuadra nga San Siro.
Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipëri...
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it