Edon Zhegrova pritet të largohet nga KRC Genku dhe klubi i tij ka reaguar menjëherë.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës është duke përfolur gjatë ditës së sotme (e enjte) se është në prag të kalimit te skuadra zvicerane FC Basel, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar asgjë nga të dy klubet, Genku është duke u raportuar nga mediat belge se ka gjetur tashmë zëvendësuesin e talentit të madh kosovar.
Junya Ito, reprezentues i Japonisë, është duke u përmendur si shënjestër e tyre për transferim në formë huazimi me opsionin për blerje në fund të sezonit.
Ito aktualisht luan si sulmues anësor te Kashima Reysol, skuadër që ka rënë në divizionin e dytë dhe duhet t’i lejojë disa lojtarë të largohen nga klubi i tyre.
19-vjeçari, i cili ka shënuar nëntë gola brenda 41 ndeshjeve dhe ka krijuar shtatë asistime, thuhet gjithashtu se mund të shkojë edhe te FC Baseli për shkak se në Zvicër merkato e transferimeve nuk mbyllet deri në mes të muajit shkurt./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person