Genc Sermaxhaj i bashkohet stafit teknik të Dritës

10:37 | 11 Gusht 2018
Arbresh.info

Genc Sermaxhaj ka arritur marrëveshje me Dritën.

Analisti i njohur i futbollit vendor ka bërë të ditur lajmin në rrjetin social Facebook.

Ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e stafit teknik të Dritës.

“Pas katër viteve të kaluara në Shkollën e Futbollit “78” erdhi koha që të ndryshoj mjedis, megjithëse për mua është një rikthim në shtëpinë e vjetër, pasi që këtu nisa karrierën si futbollistë vite më parë.

Falenderoj të gjithë prindërit dhe futbollistët e Shkollës së Futbollit “78” për besimin, por tani rrugët na ndahen, teksa unë po fillojë një kapitull të ri.

Sot, po kthehem në cilësinë e trajnerit te Drita dhe shpresojë që do të shpalos përvojen time, njohuritë dhe profesionalizmin që më ka karakterizuar gjatë gjithë jetës.

Një falenderim shumë i veçantë shkon edhe për drejtuesit e Klubit Futbollistik “Drita” dhe në veçanti drejtorin e akademisë Beqir Rukovci.

Si gjithmonë do jap maksimumin tim për ngritjen e cilësisë tek futbollistët e rinj të klubit Drita dhe futbollit kosovar në tërësi”, ka shkruar Sermaxhaj.

Përpos Semaxhajt, në akademinë e Dritës janë duke punuar edhe disa ish-futbollistë të tjerë si Ardian Latifi dhe Visar Sermaxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme