Në një tjetër shenjë besimi ndaj gjyqtarëve kosovarë vjen nga UEFA, e cila ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme në Grupin F të UEFA Youth League.
Ndeshja e planifikuar të zhvillohet më 13 dhjetor, në orën 16:00 në “BVB Trainingszentrum”, do të sjellë përballjen ndërmjet dy ekipeve të njohura, Borussia Dortmund U19 dhe Paris Saint-Germain U19, përcjell Arbresh.info.
Gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza si gjyqtar kryesor, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa si gjyqtarë ndihmues dhe Patrick Schëengers nga Gjermania si gjyqtar i katërt, do të bëjnë ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje.
Kjo ndeshje është mjaft interesante për faktin se do të jetë përcaktuese se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në 1/8 e finales.
Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshjet si kjo dëshmojnë rritjen e besueshmërisë dhe të nivelit të ndarjes së drejtësisë në futbollin e Kosovës./Arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...