Sulmuesi i talentuar portugez, Gelson Martins mund të largohet nga skuadra e tij aktuale.
Ylli i Sporting Lisbonës po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
22-vjeçari është në listën e dëshirave tek tri skuadrat e mëdha evropiane, Liverpool, Juventus dhe Chelsea.
Reprezentuesi portugez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat.
Por Sportingu e vlerëson shumë yllin e tyre dhe muaj më parë i ka vazhduar kontratën për t’i vënë një klauzolë të lartë.
Nëse skuadrat e lartpërmendura e duan transferimin e Gelson Martins, atëherë duhet të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurove.
Martins është pjesë e Sportingut që nga akademia e klubit, ndërsa ka zhvilluar 15 ndeshje me Kombëtaren A të Portugalisë./Telegrafi/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...