Një lajm sensacional vjen nga Argjentina, në ditët e fundit të merkatos, ku në disa liga ende nuk është mbyllur.
Sipas gazetarit të gazetës argjentinase “Diario Ole”, Mauricio Hidalgo, Reali i Madridit raportohet se ka arritur marrëveshjen me Juventusin për blerjen e Paulo Dybala, që brenda 31 gushtit.
Edhe pse nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar për këtë lajm, bëhet fjalë për një shifër të majme, prej 180 milionë eurosh për kartonin e argjentinasit, i cili do të kishte një pagë prej 16 mln euro neto në sezon, si dhe do të merrte numrin 7 të Cristiano Ronaldos.
Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, dhe në 99 paraqitje ka shënuar 52 gola.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...