Gazetarja ruse Ekaterina Nadolskaya ka akuzuar legjendën e Argjentinës, Diego Maradona, për ngacmim seksual.
Kjo kishte ndodhur gjatë një interviste me ‘life.ru’ pas finales së Kupës së Konfederatave, transmeton portali arbresh.info.
Mardona, së bashku me yllin brazilian Ronaldo, ishin dy legjendat e profilit të lartë që morën pjesë në këtë event. Gjermania mposhti Kilin 1 me 0 në finale, një vit para fillimit të Kampionatit Botëror 2018.
Ekaterina Nodolskay ka bërë disa pretendime të ashpra për ‘life.ru’ rreth asaj që ndodhi me Maradonan. Bazuar në versionin e saj të ngjarjes, ajo ishte në dhomën e hotelit te Maradona në mënyrë për të bërë një intervistë, por gjërat ndodhën shumë shpejtë.
Ajo pretendoi se Maradona është përpjekur për të hequr fustanin e saj dhe e ka “ngacmuar” atë.
Raportohet gjithashtu që Maradona i ka ofruar gazetares 500 euro para se ai të përpiqej për të arritur deri në dhomën e saj.
Pavarësisht situatës së krijuar, Maradona nuk ka pranuar ene ndonjë akuzë, megjithëse avokati i tij ka reaguar menjëherë duke hedhur poshtë abuzimin seksual ndaj gazetares ruse./arbresh.info
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...