Gazetari i njohur shqiptar, Adriatik Dosti, nëpërmjet një statusit në profilin e tij në Facebook, i ka kushtuar një letër të gjatë, drejtuar presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino.
Me anë të kësaj letre, ai i bën thirrje Infantinos, të mos shohë festimet e shqiponjë të disa lojtarëve, por të ruajë ata të cilët marrin kërcënime me jetë, pas performancave të tyre në Botëror.
Leter e hapur publike Presidentit te FIFA z. Giani Infantino….
Mbro jeten e futbollisteve dhe futbollin e ndershem dhe mos u tremb nga simboli paqesor i Shqiponjes…
Z.President..
Frikshem e njeri pas tjetrit po konfirmohen radhazi lajmet per kercenime serioze deri edhe me jeten e tyre te disa futbollisteve te ekipeve kombetare pjesmarrese ne kete Kampionat Boteror ..te cilet duke shkaktuar penallti, autogola, ose duke bere gabime te tilla qe kane ndikuar ne rrezultatin e ne humbjen e skuadrave te tyre po behen fajtore kryesore te deshtimit…e per kete duhet te paguajne ….
Dhe eshte vertet keqardhje e madhe kur kercenime te kesaj natyre vijne tashme edhe nga vende te tilla si Danimarka e Suedia..pa diskutuar qe prej Kolumbise, Brazilit, Arabise Saudite , Korese e sidomos vendeve amerikano-jugore keto lloj kercenimesh ka kohe qe jane prezente gjate e pas cdo lloj evenimenti te ketij rangu boteror futbnollistik..
FIFA eshte zyrtarisht Qeveria e futbollit boteror..ndaj si e tille ka te gjitha atributet, kompetencat e tagrin e duhur moral e ligjor qe nje ore e me pare jo vetem te marre ne mbrojtje pjestaret e familjes se saj te madhe futbollistike por njeheresh te hape procedure penale dhe te kerkoje hetime te menjehershme per gjithcka in-extremis qe po ndodh e qe po merr me shpejtesi marramendese permasa vertet te frikeshme..ne vendet e siperpermendura… e me gjere…
..Rasti i disa viteve me pare kur u ekzekutua ne menyre mafioze e kriminale futbollisti kolumbiian Escobar….i fajesuar se shkaktoi autogol te qellimshem ne porten e tij…nuk duhet lene kurresesi te pasohet nga akte te tjera makabre..
Vetem gjate ketij boterori jane kercenuar me jeten e tyre deri tani te pakten 6 -7 futbolliste ..e jane traumatizuar rende 3-4 ekipe pjesmarrese ne te…
Sipas kesaj llogjike te mbrapshte e kriminale i bie qe cdo portier qe peson gola,,cdo lojtar qe humbet te tille, qe gabon nga pika e bardhe, qe shkakton autogola, etj etj ..gjera keto qe rendom ndodhin ne nje ndeshje futbolli…duhen vrare e duhen ekzekutuar, i duhet marre jeta e duhen lincuar vetem e vetem pse nuk fitoi Brazili, Columbia, Korea e me keq akoma Suedia e Danimarka ?
I bie qe cdo ekip qe deshton duhet te lincohet kesisoj?…
Jane kercenuar me vdekje Ozil e Gyndogan…sepse nga mendjelehtesia e tyre u bene pa dashur pjese e politikes ..dhe ku se…ne nje vend si Gjermania..
Ok..nese kane shkelur parimet e politikes sportive gjermane dhe kane bere pis karten e mosperzjerjes se politikes ne sport ….Federata Gjermane le ti largoi njehere e mire prej kombetares ose edhe prej futbollit dhe le ti beji shembull dhe kaq…por kurresesi nuk duhet te lejoje askend e ne asnje lloj rrethane qe te shkohet deri atje sa atyre tu kercenohet deri edhe jeta e tyre …
Kercenohet me vdekje mbrojtesi i Suedise …Durmaz….pasi me gabimin e tij duke shkaktuar faullin qe solli golin e Kros ne ndeshjen me Gjermanine e si pasoje edhe humbjen e Suedise….u be shkaktar i deshtimit ..
Kercenohet me vdekje futbollisti danez Jorgensen sepse gaboi nga pika e bardhe ne ndeshjen kunder Kroacise,…e fajesohet per mos-kualifikimin per me tej te ekipit te tij…
Kercenohet shume seriozisht me jete Fernandinjo …qe shkaktoi autogol ne takimin Brazil – Belgjike ..shkruan nje nder gazetat me te medha sportive te Brazilit ..Mundo Gol el Selecao..
Kercenime te llojeve te ndryshme ka marre edhe kapiteni kroat e me i miri futbollist i Kroacise Luka Modric …vetem e vetem pse humbi penalltine ndaj danezeve dhe rrezikoi kualifikimin e ekipit te tij…
Dhe lista e llogjika kanibale e autoreve te ketyre lloj kercenimeve vazhdon..e nderkohe qe edhe shurdh – memeceria e frikeshme e FIFA gjithashtu vazhdon z. President i saj Infantino..
Thuhet se ne kete liste jane edhe Akanji i Zvicres qe shkaktoi autogolin ne ndeshjen kunder Suedise por edhe Tripier i Anglise qe ”ndihmoi” kolumbianet te barazonin ne 1-1 …
Ne Marok e ne Iran futolliste te vecante po deklarojne largimin e tyre nga Ekipi Kombetar e madje edhe nga vete futbolli…dhe pse…per shkak te presioneve te tmerreshme mbi ta e mbi familjet e tyre ..
Ne Kore …ekipi kombetar gati-gati sa nuk po lincohet pse nuk kaloi grupin e askush nuk ju ka thene ende nje fjale te mire per ate rrezultat te bujshem e surprize te tyre ne ate fitore te pa parashikuar prej askujt.. ndaj 4 here kampioneve te botes..Gjermanise…
Eshte e tmerreshme tek mendon qe kjo lloj llogjike e mendesie vrastare qe ne nje krah Akinfejev, Picford e Subashic, Shmajkel, .. fjala vjen ..per pritjet e tyre decizive nga pika e bardhe ti quaje Heronj e nga ana tjeter ata lojtare qe gabuan ne ekzekutimin e penalltive te tyre ti quaje tradhetare, fajtore e tu coje pusullat e kercenimit me vdekje…
Ndaloni nje ore e me pare kete lloj llogjike ISIS-iste e kriminale qe frikshem po kercenon e po vret futbollin z. Infantino…
Me pare na duhet jeta e sigurte e cdo futbollisti e pas saj novacionet e popullariteti i futbollit ..VAR-i , zevendesimi i katert, shtimi i numrit te ekipeve pjesmarrese , gjeografia e perzjere e vendeve organizuese te boterorit etj etj
Ok…FIFA por edhe federatat e vendeve perkatese le te marrin denimin eksterem ligjor per kedo futbollist, trajner a gjyqtar nese permes hetimeve disiplinoe e ligjore vertetojne saktesisht per nje gabim te qellimshem te tyre qe ndikon ne gare, ne rrezultat , ne fitoren , humbjen , deshtimin a suksesin e ekipit ne fjale…por jo te heshtin kesisoj kur pjestareve te komunitetit te saj ju kerceniohet jeta …thjesht prej hamendesive, tifozllekut te semure, basteve te vena, planeve per trukime ndeshjesh , korrupsionit, etj etj
Dhe denime te tilla,,,me gjobe, me burg , me perjashtime te perjeteshme nga futbolli etj jane te sanksionuara ne raste te tilla edhe ne Librin Ligjor te vete FIFA ..ndaj duhen aplikuar pa e lene kurresei situaten te dale kaq rrezikshem nga kontrolli .
Jeten ta ka dhene i madhi Zot …dhe vetem ai ka te drejte te ta marre .. kushdo qofsh ti…politikan, biznesmen, futbollist, artist, shkencetar, mjek, inxhinier, arkitekt , jurist apo qytetar i zakonshem.. etj etj…
Edhe ekipi kombetar e Egjiptit eshte kercenuar me vdekje pse deshtoi ne boteror ..eshte vene nen hetime madje edhe nga vete qeveria egjiptiane …edhe mbrojtesi kolumbian qe shkaktoi dy penallti ne kete boteror ndaj Japonise e Anglise… Sancez ndihet i tmerruar e duke ju rrefyer televizionin vendas Diario de Colombia ….shtoi se po mendon qe te largohet njehere e mire nga futbolli sepse aty jeta kurre nuk eshte me e garantuar…
Me e rende se kaq nuk ka se ku te shkoje me z. President i FIFA …cfare po pret te degjosh…krismat ..dhe emrat e viktimave?
Futbolli lindi permbi 100 vjet me pare per te qene nje loje e bukur qe te na gezoje, bashkoje, argetoje e emocionoje te gjitheve bashke e jo te na marre jete njerezish ..
Natyrisht qe ai ka brenda vetes edhe humbje e fitore edhe drama e gezime te cmendura ..edhe suksese por edhe deshtime edhe lot dhimbje por edhe lot hareje edhe surpriza , edhe befasira e cudira por edhe kenaqesira pa fund…ndaj mos e lejoni te bjere preh e krimit dhe e krimineleve bastarde…
Eshte trishtues fakti qe kohet e fundit jane vrare per shkaqe te ndryshme e pergjithesisht te peraferta me keto qe une permenda me siper z. President …disa futbolliste ne vende te tilla si Hondurasi, Salvadori, Kolumbia, Rusia, Serbia, Mali i Zi, Meksike, etj…dhe per turpin e saj e fatkeqesine e futbollit boteror FIFA e Qveria e kesaj loje, e ketij sporti me masivi e me popullori ne planet …ka heshtur…
Me keqardhe konstatoj se te dehur nga suksesi i organizimit perfekt te ketj boterori [ te pakten deri tani ] …si dhe infrastuktura model e tij prej vendit organizator Rusise e cila vertet meriton nje Bravo te madhe…FIFA por edhe ju vete z. President i saj po heshtni edhe ndaj disa gabimeve fatale qe po vijne prej te pretenduarit vrases te gabimeve arbitrale..sistemit VAR…atij qe do vendoste drejtesine e enderruar prej te gjitheve per dekada me radhe ne fushen e lojes ..
Ne disa ndeshje ky sistem nuk ka qene vertete ashtu sic duhet te jete FAIR PLAY.., korrekt, i ndershem e profesioanal, por ka funksionuar ose ne ndihme te te Medhenjve e duke denuar rende ekipet e vogla…ose ka ndikuar drejtepersedrejti ne rrezultat e ne kualifikim apo eliminim te njeres apo tjetres skuader ose ka krijuar polemika pa fund ..dhe ne disa raste edhe dyshime teper serioze .. etj ..
Jane te pakten mbi 10 takime qe VAR i keqperdorur prej atyre te cileve edhe ju eshte besuar ka ngjallur dyshime vertet serioze.. dhe debate pa fund..
Te cudit fakti tjeter qe askujt prej jush nuk i ben pershtypje ky lloj ”shperthimi” fizik dhe energjie krejt e pazakonte Non Stop..e skuadres dhe futbollisteve te Rusise.. c’ka eshte pertej llogjikes normale por edhe shkencore e mjeksore…ndofta te mahnitur prej mrekiullise e mikpritjes ruse te Putinit…po heshtni perpara nje precedenti teper te rrezikshem qe cenon kaq rende lojen e ndershme e te paster ne sport..nje nga parimet baze te Kartes Olimpike Boterore e natyrisht edhe nje nga pikat nevralgjike te Statusit tuaj…Antidopingut…
Asnje kontroll antidoping i bere publik prej FIFA deri me tani ne kete Kupe Bote …asnje lloj lajmi a njoftimi publik , asnje lloj komunikate zyrtare, komenti , opinioni , deklarate etj etj…e pra dicka krejtesisht e pa zakonte per nje aktivitet madhor kesisoj sic eshte nje Kampionat Boteror Futbolli…
Dhe se fundi por jo e fundit..madje duhej te ishte ne krye te kesaj letre publike per ty…z. President Infantino….mos u tremb nga simboli paqesor i Shqiponjes me te cilin festuan golat e fitoren e tyre futbollistet me origjine e gjak shqiptar te Zvicres Xhaka e Shaqiri..te cilet nen ndikimin e trysnine ruso – serbo-sllave nxitove ti denosh menjehere e ti besh shembull ”te disiplines e apolicitetit tend” .. por shqetesohu vertet nga simbolet kriminale te Tre Gishtave vrases te serbeve, nga thirrjet e koreve rraciste per te vrare popuj e kombe te ndryshme qe su pelqejne sllaveve, nga parrullat fyese, ofenduese, denigruese e luftenxitese qe antinjerezit e asaj sere mbajne nder duar …nga deklaratat ”per dy shtetesite” qe ben kreu i federates zvicerane te futbollit duke shfaqur publikisht rracizmin e tij te hapur ndaj shqiptareve por edhe ndaj te huajve te tjere ne kombetaren Zvicerane…..etj etj ..
E pra te gjitha keto jane teper te demshme, te rrezikshme por edhe te denueshme moralisht e ligjerisht jo vetem prej Kartes Olimpike Boterore por edhe prej vete Statusit te FIFA…Qeverise boterore te futbollit qe aktualisht drejtohet prej jush..
Mbro futbollin, mbro sportin e ndershem, mbro barazine mes kombeve e popujve e mbi te gjitha mbro jeten e Futbollisteve z. President …pa Putini, Rusia . Kamalinka e Matrjoshkat, Vodka e Havjari rus..aty jane e aty kane qene jete e mot…OK….sikurse edhe milionat e FIFA qe ikin e vijne…jeta e njeriut iken e nuk vjen me z. President …
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...