Dita e premte në Bukuresht nuk shkoi ashtu siç e paramenduan tifozët rumun.
Thirrjeve, “Serbi Serbi”, iu tha mjaft kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori futbollistët e tjerë “Dardan” të cilët u larguan nga fusha për të mos u kthyer më, shkruan Arbresh.info.
Kjo ngjalli revoltë të madhe nga tifozët rumun, Federata madje i doli punë edhe kryeministrit rumun.
Shumë tifozë iu vërsulen Federatës së Futbollit të Kosovës me komente negative, madje lënduan emocionalisht edhe gazetarët nga Kosova të cilët po raportonin ngjarjen, duke i fyer me lloj lloj komenti.
Mirëpo veprimi i kapitenit dardan u mirëprit në Kosovë, pasi kjo nuk është hera e parë që ky vend fyhet nga tifozët rumun.
Atyre thirrjeve që e ndaluan lojën iu doli kundër edhe një gazetar rumun.
Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol).
Ai është një nga të vetmit që bëri të ditur se tifozët rumun gabuan duke ia kujtuar edhe njëherë historinë e shtetit tonë.
“Është shumë e lehtë të shkosh përpara me paramendim, t’u hidhesh në qafë kosovarëve. Kur UEFA dhe FIFA miratuan që Kombëtarja e Kosovës nuk mund të luante kundër vendeve si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Rusia, ishte qartësisht një problem”, shkroi fillimisht Drejan për GSP.
“Dhe meqë ra fjala, le të kuptojmë pak historinë, nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar fjalë për fjalë nga serbët, po ashtu 25 vjet me parë. Nuk po flasim për vitet 1940, e vërteta është se ne jemi ende të traumatizuar sot për shkak të Revolucionit të 89-ës, ku rumunët qëlluan rumunët”, vazhdoi Drejan.
“Dhe pse? Sepse një bandë banditësh, shumë me precedentë penalë, e kuptojnë se është mirë në stadium prekësh një vend që kaloi tmerret e luftës. Nëse të nesërmen do t’i gjenit prindërit tuaj të varur në pragun tuaj dhe do të zbulonit se ata ishin serbë gjakatarë, a do të bërtisnit ndonjëherë, “Serbi, Serbi!”? Apo i keni harruar ndeshjet Serbi-Rumani kur na quanin “ciganët”? Por ne harrojmë shpejt se gjithmonë e zëmë kohën tonë me gjithçka tjetër”, ka shkruar ai në analizën e tij.
Kujtojmë se ndeshja u ndërpre në minutat shtesë të ndeshjes me rezultatin i cili ishte 0-0.
Pas largimit të lojtarëve të Kosovës, gjyqtari pas një ore doli në fushë së bashku me futbollsitët rumun dhe i dha fund ndeshjes, kurse vendimi final për këtë sfidë i takon UEFA-s.
Shtëpia e futbollit në Evropë pritet ta jap verdiktin e saj final brenda 10 ditësh sipas raportimeve të fundit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...