Google ADS

Gazetari që takoi “Ballistin” në qeli: “Ishte qethur dhe rruar …kishte frikë!”

23:36 | 31 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Gazetari i njohur amerikan i “New York Times”, James Montague ka vizituar në burg Ismail Morinën i cili kohët e fundit po përflitet për një ekstradim të mundshëm nga Kroacia drejt Serbisë.

“Kur e pashë, ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person tjetër nga ai që takova dy vjet më parë kur e intervistoja. I kishte prerë flokët, kishte hequr mjekrën, ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, veçanërisht nëse ai do të ekstradohej dhe kishte frikë më shumë se çdo gjë, sepse ai besonte se jeta e tij në Serbi do të rrezikohej”, rrëfen ai.

Në 11 gusht, një gjykatë e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme