Një përleshje e madhe sot ndodhi në Gelsenkirchen mes tifozëve të Anglisë dhe tifozëve të Serbisë.
E mediumi i madh anglez, Sky Sports fillimisht raportoi se përleshja ka ndodhur mes tifozëve shqiptarë dhe serbë, duke thënë se nuk ka pasur tifozë anglezë të përfshirë.
Kështu nuk raportoi edhe mediumi gjerman, BILD, që tha se përleshja ndodhi mes anglezëve dhe serbëve, dy vendeve që luajtën në mbrëmje më pas.
E gazetari i Sky Sports e ka korrigjuar raportimin, duke thënë se tifozët anglezë kanë qenë të përfshirë.
“Tifozët e Anglisë janë përfshirë në një incident “të izoluar” pranë qendrës së Gelsenkirchen, ka konfirmuar policia gjermane. Të paktën gjashtë persona janë plagosur dhe disa janë arrestuar, megjithëse asnjë nga të arrestuarit nuk besohet të jetë tifoz i Anglisë, thuhej në mediumin Sky Sports.
Anglia arriti ta mposht Serbinë 1:0 në duelin që përfundoi para pak minutash./GE
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër