Kishte shumë paragjykime për Kosovën në Spanjë dhe këtë e pranon edhe gazetari i Marca, Miguel Angel Lara, i cili ka udhëtuar për në Prishtinë.
Kjo kishte ndodhur edhe në momentin që shorti kishte vendosur skuadrën spanjolle përballë nesh, sidomos për udhëtimin në Prishtinë.
Sipas gazetarit Lara në shkrimin e tij në Marca, paragjykimi u rrit kur dëgjuan se akreditimet për media ishin të kufizuara.
“Askush nuk ndaloi së menduari se këto kufizime shkojnë paralelisht me një situatë të pandemisë që sot vetëm 1,300 nga 13,000 vende do të jenë të mbushura në stadium”.
“Ne arritëm në kontrollin e pasaportave në aeroportin të quajtur sipas Adem Jasharit (1955-1998), një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjysmë ore më vonë po niseshim për në hotel”, shkruan Lara në komentin e tij për Kosovë, që i ka bërë të ndërrojë mendim.
Sipas tij kontrolli i pasaportave nuk zgjati asnjë minutë: mirë se erdhët, herën e parë në Kosovë ? Pushime apo punë? Vaksinë? … dhe vulë, kaq ishte procedura sipas gazetarit të njohur.
“Pastaj ishte koha për të kaluar valixhen përmes një skaneri. “Ju tregoni si jemi ne në Spanjë”, na tha me buzëqeshje personi përgjegjës për analizën e valixheve, më shumë i shqetësuar për shaka me ne sesa për atë që thoshte ekrani.
“Hyrja në Kosovë ishte më e lehtë dhe miqësore, më lehtë se sa në Suedi ose në Londër”, shkruan Lara.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit