Marca raporton se Luis Suarez ka arritur marrëveshje me Juventusin në vlerë prej 10 milionë euro në sezon, pasi të largohet nga Barcelona.
Ashtu si Arturo Vidal që po shkon drejt Interit, Suarezit i është thënë të gjejë një klub të ri, dhe është detyruar të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e ekipit të Ronald Koeman.
Ai po negocion për të përfunduar kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë, derisa ajo vlen deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Sipas gazetës spanjolle Marca, e ardhmja e Suarez është vulosur tashmë, duke rënë dakord me Juventusin për një kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.
Është vendosur që ajo të jetë në vlerë prej 10 milionë euro, që është pak më pak se ajo që fiton te Barcelona.
Nga Barcelona tashmë është larguar Ivan Rakitic, që i është bashkuar Sevillas.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës