Ernesto Valverde dëshiron të bëhet trajner i ri i gjigantit spanjoll, Barcelonës.
Trajneri i njohur spanjoll mund të bëj një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Sipas asaj që raporton gazeta e përditshme sportive katalane “Sport”, trajneri i Athletic Bilbaos shpreson që të bëhet një ofertë e klubit nga Camp Nou.
Valverde është njëri prej favoritëve kryesor për të qenë pasardhës i trajnerit aktual, Luis Enrique, i cili do të largohet në fund të sezonit.
Spanjolli pritet të largohet nga San Mames për të tentuar të gjej angazhim në një klub të madh siç është Barcelona.
Emra tjerë që përfliten për stolin e Blaugranëve janë edhe Ronaldo Koeman dhe Mauricio Pochettino.
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor
Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`