Gazeta katalane zbulon transferimin e radhës të Barcelonës

08:23 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

“Sport” raporton se klubi kampion i La Ligës kërkon blerjen e yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Barcelona ka shfaqur interesim për një përforcim të madh nga Premierliga.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se klubi kampion i La Ligës kërkon blerjen e yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Reprezentuesi danez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te “Spurs”, gjatë këtij sezoni.

Kurse, Barcelona dëshiron ta tentojë blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Presidenti Josep Maria Bartomeu tashmë ka hartuar planin për transferimin e Eriksenit në Camp Nou.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme