Gazeta indiane The Bridge e ka lartësuar suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike 2020 duke e goditur shtetin e vet, Indinë, për mungesë të medaljeve.
“Kosova, një vend më popullsi më të vogël se Bengaluru ka fituar më shumë medalje se India”, shkruhet në titullin e lajmit të The Bridge.
“Shteti ballkanik e ka një popullsi 12 herë më të vogël se Bengaluru dhe prapëseprapë ia ka dalë të fitojë më shumë medalje se India deri tani”, shkruan e përditshmja indiane.
Bengaluru, një qytet i madh që ndodhet në jug të Indisë, e ka një popullsi prej 12 milionë banorëve, sipas matjeve të fundit më 2011. E popullsia në Kosovë, sipas matjes së fundit në vitin 2019, vlerësohet të jetë rreth 1.7 milionë banorë.
Kosova i ka fituar dy medalje të arta deri tani në Lojërat Olimpike në Tokio, të dyja në sportin e xhudos, me Distria Krasniqin që triumfoi në kategorinë 48 kilogramë dhe Nora Gjakovën në kategorinë 57 kilogramë.
India, ndërkohë, e ka fituar vetëm një medalje deri tani, të argjendtë, në Tokio 2020.
Për dallim nga Kosova që i dërgoi vetëm 11 atletë në Tokio, India e dërgoi një ekip prej 119 atletëve. Por për Indinë ky numër është shumë i vogël krahasuar me popullsinë e saj, mbi 1 miliard.
Siç qëndrojnë gjërat, Kosova është para një vendi shumë të madh siç është India dhe shpreson në të paktën një medalje tjetër olimpike, kur Loriana Kuka të garojë të enjten në xhudo.
Edhe dy garues të tjerë, Musa Hajdari dhe Egzon Shala, kanë mbetur ende në garë për medalje në Tokio. /Gazeta Express/
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...