Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid vazhdon të kërkojë trajner pas largimit të Zinedine Zidanes ditë më parë, raporton arbresh.info.
Gjiganti spanjoll sipas gazetës gjermane ‘Bild’ e ka kontaktuar trajnerin e Hoffenheimit, Julian Nagelsmann.
Gazeta gjermane zbulon se trajneri 30-vjeçar e ka refuzuar ofertën e gjigantit spanjoll.
Ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2021.
Julian Nagelsmann nuk ka dashur që të rrezikojë në këtë moshë për ta marrë drejtimin e një klubi të madh. /arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...