Ylli i RB Leipzig, Timo Werner ka dëshirë për tu transferuar në Liverpool.
Që një kohë të gjatë Chelsea ishte favorit për të transferuar gjermanin, por Werner nuk dëshiron të transferohet në “Stamford Bridge”, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta gjermane, Bild ka raportuar se Liverpool është destinacioni i preferuar për yllin e Leipzig.
Transferimi i tij pritet të kushtojë 60 milionë euro, mirëpo klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë në afatin e janarit pasi është duke garuar me Bayern Munich për titullin e Bundesligës.
Në garë pos dy klubeve angleze është edhe gjiganti spanjoll, Barcelona të cilët e shohin lojtarin si zëvendësimi i Luis Suarez.
Werner këtë sezon ka shënuar 18 gola në 20 ndeshje dhe është duke rivalizuar Robert Lewandowskin për Këpucën e Artë në kampionatin gjerman./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...