Ylli spanjoll, Gavi, sot ka shënuar golin e parë për kombëtaren e tij Spanjën, duke bërë lojtari më i ri që jep gol për kombëtaren spanjolle, në moshën 17 vjeç e 304 ditëshe. Rekordmeni i mëparshëm ishte Ansu Fati, i cili shënoi kundër Ukrainës në Valdebebas në moshën 17 vjeç e 311 ditë.
Si për ironi, Gavi këtë gol ia dedikoi bashkëlojtarit të tij në klub dhe në kombëtare, Gerard Piques, i cili ditë më parë u spekulua se ka pasur një aferë dashurie me nënën e Gavit.
I lumtur të shënojë golin e parë senjor për vendin tim, Spanjën. Kjo të dedikohet ty, Gerard Pique”, ka shkruar Gavi në një postim në Facebook.
Emrat e të dy lojtarëve janë përmendur kur u raportua se Pique kishte lidhje dashurie me nënën e Gavit, gjë që u mohua nga ky i fundit, i cli dy ditë më parë publikoi edhe fotografi bashkë me Piquen.
Edhe pse nuk dihet nëse apo me kë kishte aferë dashurie lojtari Pique, ajo që është bërë zyrtare është se spanjolli dhe këngëtarja kolumbiane, i kanë ndarë rrugët, duke i dhënë fund lidhjes së tyre shumëvjeçare.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Spanja dhe Republika Çeke e përfunduan me barazim, 2-2./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...