Mesfushori spanjoll Rodri ka fituar për herë të parë në karrierë e tij çmimin më të madh për futbollistë ‘Topin e Artë’.
Ylli i Manchester Cityt ka marrë shumë urime nga e gjithë bota, por njëri ishte i veçantë.
Gavi reagoi shpejt për rezultatet e Topit të Artë duke e uruar Rodri për fitoren.
Ai ndau një histori në Instagram, duke thënë: “Urime miku im! E merituar!”
Postimi i Gavi mori shumë vëmendje pasi Vinicius Jr i tha mesfushorit të Barcelonës në El Clasico se të hënën do të shkoj për ta fituar ‘Topin e Artë’.
Ndërsa ndeshja po i afrohej fundit, Gavi i kujtoi Vinicius humbjen 4-0 të Real Madridit. Në përgjigje, Vinicius tha me besim: “Po, po, por të hënën do të shkoj për Topin e Artë”.
Gavi dhe Vini Jr ka disa vite që kanë krijuar një rivalitet të madh mes vete. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...