Google ADS

Gavi mund të mbetet në stol sezonin e ardhshëm nëse Barcelona realizon planet e transferimeve të verës

12:12 | 19 Maj 2023
L G

Barcelona mund të mos jetë e mbushur me para në dorë, por ata ende po bëjnë plane madhështore për afatin e tyre të transferimeve të verës.

Nëse ata arrijnë të kenë sukses me ato plane, mund të shohim që njërin nga lojtarët e tyre kryesorë të shikojë nga bankina për pjesën më të madhe të sezonit.

Blaugranët kanë deklaruar hapur se duan Lionel Messin në skuadër dhe se kapiteni Sergio Busquets do të largohet gjithashtu nga klubi.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Ilkay Gundogan dhe Joshua Kimmich janë objektivat e Barcelonës këtë verë dhe në klub besojnë se mund t’i nënshkruajnë të dy.

Ata theksojnë se me lojtarë si Pedri dhe Frenkie de Jong tashmë në skuadër, ata do të luanin të gjithë në një mesfushë të ngushur me katër lojtarë.

Messi gjithashtu do të kishte katër lojtarë të gatshëm të punonin shumë pa topin për të fituar ndeshjet.

Me sa duket Gavi do të largohej nga ekipi startues, me Robert Lewandowski në krye të sulmit së bashku me Messin. Kjo është pa marrë parasysh si qëndrojnë me formën lojtarë si Ousmane Dembele apo Raphinha.

Puna në favor të Gavit është se këto plane duken ambicioze.

Verën e kaluar, Blaugranët nuk ishin në gjendje të realizonin planet e tyre në ‘merkato’, dhe ka shumë punë për të bërë për të arritur në pikën ku Barcelona mund të sjellë një ose dy nga ata lojtarë, e lëre më të tre. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme