Gavi mbylli sezonin pas dëmtimit të pësuar në gju gjatë ndeshjes Spanjë-Gjeorgji. Një takim pa rëndësi të madhe, sepse iberikët kishin siguruar kualifikimin në Euro 2024 dhe vendin e parë në grup.
19-vjeçari i Barcelonës u largua nga fusha duke lotuar, ndërkohë që testet mjekësore konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të djathtë. Që do të thotë se Gavi ka mbyllur sezonin dhe ka humbur pjesëmarrjen në Gjermani 2024.
Dëmtimi i mesfushorit ka zemëruar drejtuesit e kampionëve të Spanjës. Shtypi vendas shkruan se te Barcelona janë të tërbuar me drejtuesit e Federatës dhe stafin teknik të kombëtares spanjolle.
Pasi, sipas tyre, mund të evitohej aktivizimi i Gavit në këtë ndeshje të parëndësishme. FIFA do t’u japë katalanasve si kompensim rreth 3-4 mln euro, por asgjë nuk ngushëllon trajnerin Xavi. I cili duhet të bëjë pa shërbimet e Gavit deri në fundin e sezonit.
Ndërkohë, përpara ndeshjes me Gjeorgjinë, Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, deklaronte: “Gavi është hiperaktiv, ai dëshiron të luajë gjithmonë. Lojtarët e mirë nuk pushojnë kurrë, prandaj janë kaq të veçantë”.
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...