Gavi është një prej lojtarëve më të talentuar që ka skuadra e Barcelonës.
Mesfushori i talentuar spanjoll iu bashkua Barcelonës në vitin 2015 sa ishte vetëm 11 vjeçar.
Ai është lindur dhe rritur në një qytet të vogël pranë Sevillës, derisa në moshën 11-vjeçare iu bashkua radhëve të La Masias dhe ky vendim ishte më i miri në jetën e tij.
Në një intervistë të tij të fundit për La Vanguardia, Gavi ka thënë se në fillim ishte kundër transferimit te Barcelona, por ishin prindërit e tij që insistuan për të shkuar në La Masia.
“Mbaj mend që dy muaj më parë u thashë prindërve që nuk doja të shkoja te Barcelona sepse kisha frikë, sot falënderoj prindërit e mi, ishin të parët që ma bënë të qartë se duhet t’i bashkohem La Masias”.
“Isha shumë i ri dhe nuk doja të largohesha nga qyteti im, të ndahesha nga miqtë e mi, ishte një ndryshim total i jetës”, tha Gavi.
Megjithatë ai tani në moshën 19 vjeçare thotë se ka qenë vendimi më i mirë, pasi do të bëj gjithçka për Barcelonën që ia ka ndryshuar jetën.
“Por mirë, e kam kaluar gjithë fëmijërinë time këtu te Barca, pothuajse për aq kohë sa kam qenë i vetëdijshëm për këtë, është gjithçka për mua.
“Unë do të bëja gjithçka për këtë klub”, ka deklaruar Gavi.
Që nga debutimi i tij për skuadrën e të moshuarve në gusht 2021, Gavi shënoi shtatë gola dhe 14 asistime në 105 paraqitje për katalunasit. /Telegrafi/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League