Njëri ndër drejtorët e skuadrës së Barcelonës, Mateu Alemani, ka bërë të ditur se katalunasit tashmë kanë zhvilluar disa bisedime me lojtarin i cili është duke shkëlqyer me fanellën e tyre.
Pablo Martín Páez Gavira, apo ndryshe siç është i njohur, Gavi, është duke pasur një performancë mjaftë të bukur më fanellën e Barcelonës, ndërsa analistet nga mbarë bota, atë e kanë krahasuar si “e ardhmja e Barcelonës”.
Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany: “Gavi dëshiron të qëndrojë këtu. Ne kemi folur për një kohë të gjatë dhe të gjitha palët e shohin Gavi si lojtar të Barcës për shumë vite në vazhdim”, tha ai për Movista, përcjell arbresh.info.
Ndërsa gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Gavi do të qëndrojë tek katalunasit deri në vitin 2026.
“Takimi i ri në ditët në vijim për të përfunduar marrëveshjen e re deri në qershor 2026.” – ka shkruar Romano në Twitter.
17-vjeçarinë këtë sezon, ka zhvilluar 36 ndeshje, ku 5 prej tyre janë në kuadër të European League.
Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur të shënojë dy gola dhe duke krijuar 5 asistime. /arbresh.info/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...