Super-talenti spanjoll, Gavi e ka shprehur edhe një herë dashurinë enorme që e ndien për Barcelonën.
Përfaqësuesi i ri spanjoll dëshiron ta vazhdojë karrierën në “Camp Nou” përkundër problemeve që i dolën me kontratën me gjigantin katalunas.
Edhe pse thuhet se lojtarin e duan gjigantët anglezë, në mendjen e mesfushorit kreativ qëndron vetëm Barça.
“Jam i qetë, njëjtë janë edhe tifozët. Kur isha i vogël, gjithmonë kam dashur të qëndroja tek Barça. Është klubi i ëndrrave të mia, e them këtë gjithmonë”, deklaroi Gavi për “Movistar+”.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, i cili megjithatë, nëse do të pyetej vetë, nuk do të largohej nga “Blaugrana”. /GE/
Këto janë aktivitetet e Listës për Familje për të mërkurën
Flick pas fitores me Benfican: Nuk kam përjetuar kurrë një r...
Zjarr në një parkim në Tiranë, digjet kabina elektrike
Trump rivendos dënimin federal me vdekje
“Ndryshove që kur erdhi Gjesti”, përplasje e ashpër mes Egli...
Haradinaj takohet me Kasanof, diskutuan për anëtarësimin e K...