Google ADS

Gatusso sot feston ditëlindjen, ja 40 thëniet e tij më të famshme

14:10 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Rino Gattuso si futbollist, zakonisht, vraponte më shumë se të tjerët dhe kilometrazhi i ekzistencës së tij mund të krahasohet vetëm në këtë mënyrë: ka jetuar me dyfishin e ritmit të një njeri të zakonshëm.

Ringhio sot mbush 40 vjeç dhe ndoshta është një njeriu i lumtur, pasi po drejton skuadrën e zemrës. Ka dy gjëra për t’u bërë.

E para, duhet ta urojmë. E dyta, të kujtojmë thëniet e tij.

Gattuso është ai që luftonte për të gjithë, bën ndërhyrje kudo dhe thotë gjithmonë atë që mendoj, si ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij.

Por personi, në të mirë e në të keq, shkon përtej personazhit. Kjo është jeta e tij nëpërmjet 40 thënieve…

-“Dispozicionin im për lodhjen e konsideroj një sëmundje”

-“Unë te Milan ndihesha tifoz, kapiten dhe president”

-“Deri në moshën 13 vjeç kam luajtur vetëm në plazh. Nuk e di si goditen faullat dhe si jepen asiste, megjithatë kam fituar një Kupë të Botës”

-“Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha peshkatar”

Image result for gattuso

-“Të dielave isha në plazh duke luajtur futboll me shokët. Ishte një vend takim. Më kujtohen ende portat që ishin me bidonët e naftës dhe goditjet që merrja”

-“Baba, po bëj shaka. Eja të shkojë…” (Pasi bëri sikur nuk do të pranonte ofertën e pasur nga Skocia)

-“Muajt e parë në Gllasgou i kalova i mbyllur në dhomë duke parë “Rai Unë”. 18 vjeç, i mbyllur në një dhomë hoteli duke parë dokumentarë”

-“Kundërshtarët më urrejnë sepse jam i uritur”

-“Nëse lind katror, nuk mund të vdesësh rreth”

-“Do të mungojë në Botëror prej dëmtimit? Do ta lidh veten pas autobusit si Fantozzi”

-“Si e pranoj humbjen? I vetëm, në kuzhinë, përgatis një panine dhe filloj ta kafshoj si të ishte kundërshtari që më ka mposhtur”

-“Nuk kam kërkuar kurrë autografe në jetën time. Do t’ia kisha kërkuar me shumë kënaqësi vetëm Maradonës. Nuk kam pasur kurrë kënaqësinë ta takoj”

-“Kur erdha te Milan isha një “këpucë”, le të themi se mësova diçka atje si luhet futboll me këmbë”

-“Kam mbyllur vetëm një ndje pa djersë, me të rinjtë e Perugia. Atë ditë kisha temperaturë”

-“Do të doja të rilindja Gattuso. Nëse 11 Gattuso luajnë kundër 11 Montella, padyshim që nuk humbasin”

-“Nëse marr një karton të verdhë që më skualifikon për në finale, atëherë do ta marr nga duart e gjyqtarin dhe do ta gëlltis”

-“Sa herë luanim kundër Francës më duhej të markoja Zidane. Natën para ndeshjes nuk flija, por lutesha që të ndodhte ndonjë magji”

-“Kur më dënuan për pesë ndeshje do të ishte më mirë të më fusnin në burg për një muaj”

Image result for gattuso

-“Jam ai që njerëzit shohin sepse e di mirë që në jetë, ashtu si në futboll, mendjemëdhenjtë, e kanë rrugën shumë të shkurtër”

-“Në Gllasgou ishte një djalë, pak a shumë në moshën time, që donte të më pastronte këpucët. Më dukej poshtëruese për të. Unë këpucët e mia i kam pastruar gjithmonë vetë”

-“Më duhet ta kontrolloj më shumë veten. Në derbi doja të qëlloje me grusht Ronaldon”

-“Nëse fitojmë Kupën e Botës, të gjithë shpërblimin do ta jap në bamirësi”

-“Besoj shumë te Zoti dhe pak te Kisha që ka shumë ar dhe nuk ia jep atyre që vdesin urie”

-“Duhet të jem unë që duhet të paguajë një klub si Milan që më jep mundësinë të luaj në ndeshje të mëdha dhe jo e kundërta”

-“Milan është një thesar i “Unesco”, ndryshe nga Manchester City dhe PSG. Ata nuk kanë histori”

-“Derbi im i preferuar është ai në Champions League, kur një pritje me pulpë nga Abbiati na dha kualifikimin”

-“Në moshën 20 vjeç u rrojta në dhomat e zhveshjes dhe nuk pastrova lavamanin. Costacurta më dha një shuplakë dhe më tha: “nuk është shtëpia jote, shko pastroje” Në dhomat e zhveshjes respektonim gjithmonë rregullat. Kjo i mungon tani Milan.”

-“Kakà është një fenoment 100%. Nëse nuk e fiton “Topin e Artë” do të shkojë unë t’ia blej”

-“Kakà më kujton nxënësit me nota 10 në klasë. Në stërvitjen e parë shkova ta përplas, por ai u zhduk me një shpërthim mbresëlënës. Atje e kuptova se i përkiste një tjetër planeti.”

-“Kur shija duke luajtur Pirlon mendoja shpesh, a ja vlen që edhe unë të konsiderohem futbollist?”

-“Nedved? Ka një goditje të shkëlqyer, por e ka ves që rrëzohet pa i ardhur kundërshtari”

-“Komplimete për Zanetti, për mënyrën si luan. Unë 36 vjeç do të tërheq këmbët zvarrë”

-“Ndeshja më e bukur? Ajo kundër Juves në Manchester. Atë natë shkova përtej mundësive të mia. Bëra një sprint 100 metra për të ndjekur një top që shkoi te Buffon”

-“Kundërshtari më i vështirë? Brandao, në Ukrainë. Luante në mënyrë të pisët. Më vendoste gjithmonë duart në fytyrë, nuk e di si rezistova pa e rrahur”

-“Mendoj se ka pasur një moment kur Totti ka qenë futbollisti më i mirë në botë”

-“Pasardhësi im? Më pëlqen Nainggolan. Por ai e godet portën më mirë se unë, ndërsa unë isha më i shpejtë se ai”

-“Kur mora drejtimin e Sion pyeta veten: çfarë dua këtu? Mund vetëm të humbas? I thathë vetes: “hesht dhe puno. Eshtë e vetmja mënyrë për të qenë gjallë”

-“Zamparini është më i paafti që kam njohur”

-“Milan është parajsa dhe për mua është një ëndërr që vazhdon”

-“Do të ishte më mirë të më kishin ngulur një thikë, sesa goli që pësuam nga portieri i Benevento”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme