Gattuso zbulon se si Donnarumma mund të bëhet portieri më i mirë në botë

17:58 | 24 Gusht 2018
Arbresh Info

Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar se si Gianluigi Donnarumma mund të bëhet portieri më i mirë në botë.

Gattuso së fundmi ka folur për media para ndeshjes së AC Milanit në Serie A kundër rivalit për top katërshe – Napolit, transmeton portali arbresh.info. Ai është pyetur rreth Donnarummas dhe Pepe Reinas që është transferuar këtë verë.

“Reina nuk është stërvitur në 10-12 ditët e fundit, por njëri prej tyre do të luaj rregullisht në ligë dhe tjetri do të jetë për dy kompeticionet tjera”, ka thënë Gattuso.

“Nëse Donnarumma menaxhon ta kopjoj Reinan me rolin e tij në zhveshtore, ai mund të bëhet numër një në botë. Ai ka pasur një fat të jashtëzakonshëm, ai ka një kampion të mrekullueshëm që luan me të. E gjitha tani varet nga ai, ai tani duhet vetëm të kopjojë”

Gattuso nuk ishte i sigurt nëse Mattia Caldara do të startoj apo jo, por shtoi se do të luaj me katër mbrojtës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme