Google ADS

Gattuso vjen me deklaratë të ashpër pas barazimit ndaj Cagliarit

10:05 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Gennaro Gattuso është ndjerë i turpëruar me golin e pësuar nga Cagliari në minutën e 4’ të ndeshjes, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian theksoi se nëse arrin t’i menaxhojë gjërat siç duhet atëherë kuqezinjtë në fund të sezonit do të renditen më lart se vendi i dytë apo i tretë.

“Të fillosh ndeshjen ashtu siç e bëmë ne në ato 20 minutat e para, është e turpshme”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes.

“E dinim se do të ishte e vështirë në Sardignia, por nuk duhet të jemi të nervozuar në fishkëllimën e fundit vetëm pse donim fitoren. Duhet ta mendonim atë pak më herët”.

“Është një rrugë e gjatë para nesh dhe nëse nuk arrijmë t’i fitojmë ndeshjet e tilla, atëherë më vjen të qesh kur dëgjoj njerëzit duke thënë se Milani do të përfundojë në vendin e dytë ose të tretë në tabelë. Nëse arrijmë t’i menaxhojmë gjërat si duhet, atëherë mund të shkojmë larg”.

“Kjo skuadër e ka pasionin dhe grindën, por ka nevojë për një goditje në dhëmbë para se ta nxjerrë pasionin dhe grindën jashtë. Duhet t’i lexojmë ndeshjet më mirë”, përfundoi ai.

Golin për Cagliarin e shëno Joao Pedro, ndërsa Gonzalo Higuain e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, që ishte goli i tij i parë me fanellën e Milanit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme