Google ADS

Gattuso: Nuk jam një trajner i mrekullueshëm

08:21 | 1 Mars 2018
Arbresh Info

Gennaro Gattuso insistoi se nuk është një trajner i mrekullueshëm pasi dërgoi AC Milanin në finale të Kupës së Italisë, megjithëse trajneri italian ka thënë se ka befasuar njerëzit qysh pasi mori detyrën.

Milani do të përballet me Juventusin në finale të Kupës së Italisë pas fitores që u vendos në penalti (5-4) ndaj Lazios mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.

“E di që nganjëherë e teprojë në stërvitje, por kjo shpaguhet dhe do ia vlen në fund. Kjo është një skuadër shumë e re dhe ne duhet të kthehemi në një skuadër për të cilën kanë ëndërruar tifozët”, ka thënë Gattuso para derbit të Milanit të shtunën kundër Interit.

“Është e rëndësishme gjithashtu t’i japësh kredi Vincenzo Montellas, pasi ai u prezantoi disa koncepte të rëndësishme dhe ju mund ta shihni ende qartë dëshirën e tij për të mbajtur posedimin dhe topin”

“Dua ta sqaroj këtë, pasi unë nuk jam një trajner i mrekullueshëm. Jam ende në ditët e para, unë nuk jam një trajner i bankinës dhe ende nuk kam arritur ende asgjë”

“Në të njëjtën kohë, unë nuk jam një person që disa duket se mendojnë se isha. Njerëzit harrojnë se unë kam punuar brenda këtyre pesë viteve, unë kam fituar titullin në Lega Pro, kam pasur disa eksperienca mjaftë të vështira në disa rrethana mjaftë të vështira jashtë”

AC Milan është i pamposhtur brenda 13 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet nën udhëheqjen e Gattusos, i cili zëvendësoi Vinco Montellan në muajin nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme