Gennaro Gattuso i ka mohuar lajmet se do të largohet apo do të japë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Milanit, duke këmbëngulur po ashtu se Milani i tij do të dëshmojë se nuk ka vdekur ende.
Milani e pret të hënën Bologën në një ndeshje vendimtare për fatin e vet në luftë për top katërshe në Serie A, transmeton Gazeta Express.
“Në ndeshjet e ardhshme, duhet të dëshmojmë se nuk kemi vdekur ende dhe se ende jemi këtu. Kemi humbur shumë pikë, por vendi i katërt është ende i arritshëm prandaj duhet të luftojmë”, tha Gattuso para ndeshjes.
Gattuso mohoi se do të shkarkohet në fund të sezonit edhe nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
“Nuk është marrë asnjë vendim, synimi im i vetëm është të kualifikomi në Ligën e Kampionëve dhe unë i kam edhe dy vite kontratë. Askush nuk më ka thënë ndryshe mua”, shtoi ai.
Jasharaj i reagon Nagavcit për lojërat e rrezikshme të fëmij...
Rovena këndon, Sara i kërkon të pushojë – e do zërin e Tayna...
Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Netflix gjobitet me 4.75 milionë euro për shkelje të të dhën...
AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuni...
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...