Gattuso: Më pëlqen Pogba por jam një tifoz gjithashtu i Ronaldos dhe Messit

20:48 | 20 Prill 2018
Arbresh Info

Pasi është pyetur rreth transferimit të mundshëm gjatë verës të Paul Pobas, trajneri Gennaro Gattuso përqeshi këto spekulime duke i hedhur plotësisht poshtë ato.

Ish ylli i Juventusit është përfolur së fundmi për një largim nga Manchester United gjatë verës pas zbulimit se ka pasur një zënkë me trajnerin Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ai nuk do të përfundoj në San Siro pasi Gattuso i është përgjigjur këtyre spekulimeve kur është pyetur nëse Pogba dhe Mario Mandzukic mund të jenë njëri nga “dy apo tre lojtarët” që Marco Fassona ka njoftuar që klubi do të nënshkruaj gjatë verës.

“Fassone ka thënë të njëjtë gjë që unë e kam thënë gjithmonë: ne do nënshkruajmë me vetëm tre apo katër lojtarë këtë herë. Për mua, kjo nuk do të thotë se tre apo katër lojtarë duhet të largohen”, u ka thënë Gattuso gazetarëve.

“Njerëzit janë duke pyetur rreth Pogbas. Sigurisht, do më pëlqente ai për kjo nuk është e mundur. A më pëlqen Mandzukic? Mua më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mrekullueshëm si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi gjithashtu”

“Por, unë mendoj për konceptin se si skuadra funksionon sesa vetëm një lojtar”

Sfida e ardhshme për Gattuson do të jetë përballja si nikoqir të shtunën kundër Beneventos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme