Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka shpjeguar se si lojtarët kanë ndryshuar.
Gattuso ishte një lojtar i Milanit gjatë njërës prej periudhave më të suksesshme të historisë së tyre duke fituar dy tituj në Serie A si dhe dy tituj në Ligë të Kampionëve nga viti 1999 deri në vitin 2012, transmeton portali arbresh.info.
“Ajo që e ka shpëtuar gjithmonë Milanin ka qenë respekti për rregullat”, ka thënë Gattuso për ANSA. “Galliani dhe Berlusconi është dashur të intervenojnë disa herë. Ishte një mentalitet madhështor, një histori e mrekullueshme. Dhe ajo histori ishte respektuar. Tani është më vështirë”
“Mentaliteti i lojtarëve ka ndryshuar. Kur unë u largova, e dija se diçka kishte ndryshuar. Kam pasur problem për të folur gjuhën të cilën e kisha dëgjuar për disa vite”
“Kur jam rruar për herë të parë në Milanello, më kanë mbetur dy qime në lavaman, mora dy shuplaka në kokë nga Costacurta dhe menjëherë e mësova mentalitetin”
41-vjeçari ka shpenzuar një sezon e gjysmë në detyrë në San Siro, por si e sheh detyrën si trajner i “Rossonerëve” sot?
“Tani është një mentalitet ndryshe dhe me ngadalësi ju duhet të punoni për të gjetur atë që ka qenë më parë, por të mos harrojmë se gjërat kanë ndryshuar”
“Një trajner duhet të gjej një grup të lojtarëve që janë të gatshëm për të bërë sakrifica, të përmirësohen dhe të japin më shumë. Tani, ju duhet të jeni të kujdesshëm kur ju thoni diçka ndaj tyre”
“Nëse ju iu thoni diçka atyre, ata fillojnë të ankohen dhe kërkojnë për justifikime: gjërat kanë ndryshuar”, përfundoi Gattuso./arbresh.info/
Milwaukee Bucks fitoi Kupën në NBA
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit
Driloni, Sarës: Po më dhemb dora, kjo e fundit ia kthen: Të ...
KQZ certifikon sot grupin e parë të partive dhe kandidatëve ...
Përfshihet nga zjarri fabrika e mishit “Apetit”, ende nuk di...
Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani përfaqëson ...