Në lajmin që do të vijojë dhe që askush që ka parë Gennaro Gattuson për të paktën pesë sekonda, nuk do të surprizohet, trajneri i ri i Milan po përjeton një fillim shpërthyes të aventurës së re.fillimisht, fituesi i Champions League dhe Kupës së Botës, pa t’i shpëtonin nga duart dy pikë të arta kundër ekipit modest të Beneventos, pas golit të pësuar në të 95’, shënuar nga portieri kundërshtar, Alberto Brignoli.
Dhe sikur ajo të mos ishte mjaftueshëm, Gattuso duhej të mizotëronte në një lojë nervash ndaj Bologna, me kuqezinjtë që fituan me vështirësi 2-1.
Gjithsesi fitimi i tre pikëve të para si menaxher nuk ishte mjaftueshëm për të ndalur ish-mesfushorin kuqezi që të mos humbte tërësisht toruan gjatë ndeshjes, teksa portieri Gianluigi Donnarumma u ndesh me disa efekte tmerruese.
Në një episod, kur Donnaruma nuk nisi aq shpejt sa duhej një aksion sulmues, Gennaro u filmua duke i ulëritur portierit 18-vjeçar me fjalët:
“Do të të shkatërroj nëse nuk bën atë që të them unë”.
Menjëherë pas këtij incidenti Donnarumma e mori veten duke regjistruar disa pritje jetike për të ndihmuar kuqezinjtë që të regjistronin fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Gattuso, me këtë të fundit që në përfundim u shfaq shumë i lumtur. /Telesport/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...